Miresevini ne faqen e Fakultetit të Informatikës, Universiteti Nënë Tereza në Shkup.

Fakulteti i Shkencave të Informatikës paraqet një disiplinë dinamike, sfiduese dhe konkuruese që krijon kuadrot e nevojshme për epokën digjitale.

Programet studimore te integruara, studimet në laboratorë të pajisur me infrastrukturë cilësore, mundësia për të kryer punë praktike në kompanitë dhe organizatat më të njohura të vendit, si dhe aktivitetet e shumta universitare do te kontribuojnë që të diplomuarit e Fakultetit të Shkencave të Informatikës, të jenë të gatshëm për të përmbushur me sukses rrugën e karrierës në fusha të ndryshme të industrisë dhe akademisë.